Vdes në moshën 91-vjeçare ish-kryeministri kanadez, John Turner

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 09:23
Vdes në moshën 91-vjeçare ish-kryeministri kanadez, John Turner

John Turner, politikan i Partisë Liberale, i cili shërbeu si ministër i Drejtësisë, ministër i Financave dhe për një kohë të shkurtër edhe si kryeministër i Kanadasë, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Marck kealey, ish-ndihmës i politikanit të ndjerë, duke folur në emër të familjes Turner, tha se ish-ministri dhe ish-kryeministri vdiq përderisa ishte në gjumë në shtëpinë e tij në Toronto të premten në mbrëmje.

 

Turneri nuk kishte arritur t’i përjetonte pritjet më të mëdha të karrierës së tij të hershme, sepse shërbeu si kryeministër për vetëm 79 ditë në vitin 1988 pas një ngritjeje të vështirë e të gjatë në atë pozitë, shkruan The Guardian.

Turner fillimisht kishte diplomuar në Universitetin British Columbia në vitin 1949 dhe pastaj e kishte fituar një bursë në Universitetin e Oksfordit. Pasi e studioi drejtësinë, ai shkoi në Paris për doktoraturë në Universitetin e Srobonës.

Si ministër i Drejtësisë nga viti 1968 deri më 1972, ai propozoi një sistem të ndihmës ligjore kombëtare, të cilin e kishte për zemër, dhe e krijoi gjykatën federale, në mesin e reformave tjera. Në vitet e gjashtëdhjeta, ai e mbrojti dekriminalizimin e homoseksualizmit dhe abortit.

Në zgjedhjet e vitit 1988, ai e humbi garën ndaj Britan Mulroneyt në lidhje me marrëveshjen për tregti të lirë mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilën Turneri e kundërshtonte fuqishëm.

(Kosova Sot Online)