Latifi: Rikthimi i SHBA’së në Ballkan është një hap historik, sidomos për shqiptarët

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 21:50
Latifi: Rikthimi i SHBA’së në Ballkan është një hap historik, sidomos për shqiptarët

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar edhe një herë marrëveshjen e arritur në Uashington më 4 shtator në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Thotë se është shumë pozitiv për shqiptarët fakti që SHBA ka rikthyer vëmendjen në rajon.

“Rikthimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në regjionin e Ballkanit Perëndimor është një hap pozitiv edhe historik sidomos në pikëpamjet e interesave të popullit shqiptar sepse edhe një herë SHBA’të po tregojnë qëllimin e tyre, vullnetin e tyre që këtë pjesë ta mbajnë nën orbitën dhe hemisferën e politikës perëndimore dhe amerikane”, tha Latifi.

“Këto detajet e tjera pastaj, jo hekurudha, jo rruga, kah do t’i bie rruga, për mendimin tim janë elemente sekondare në projektin e madh i cili është projekt gjeopolitik i cili është projekt që ka të bëjë me sigurinë regjionale’, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)