
Lexoni edhe:
QUINT-i i jep goditje të rëndë Hashim Thaçit në përpjekjen e dytë për zhbërje të Gjykatës Speciale
Shumica e italianëve e kanë përkrahur zvogëlimin e numrit të deputetëve për më shumë se një të tretën.
Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, gati 70 për qind e italianëve e përkrahën këtë ndryshim, shkruan BBC
Numri i deputetëve në Dhomën e Ulët do të zvogëlohet nga 634 në 400, por më pak deputetë do të ketë edhe në Senat.
Ky referendum u iniciua nga Lëvizja Pesë Yjet, që është pjesë e koalicionit qeverisës dhe e cila tha se ky ndryshim do t’i pakësojë shpenzimet e shtetit.
Referendumi u mbajt bashkë me zgjedhjet lokale, në të cilat u fuqizua e majta e qendrës, që është pjesë e koalicionit qeveritar të kryeministrit Giuseppe Conte.
Pas miratimit të ndryshimeve, numri i përgjithshëm i deputetëve në të dyja dhomat e Kuvendit do të zvogëlohet nga 945 në 600. Ky ndryshim duhet të zbatohet para zgjedhjeve të vitit 2023.
(Kosova Sot Online)