Mbi 560 policë u infektuan me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 11:18
Mbi 560 policë u infektuan me koronavirus në Kosovë

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 15 mijë e 142, e në mesin e tyre ka edhe policë.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Express ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë infektuar gjithsej 561 zyrtarë policorë, 27 prej tyre staf civil.

Aktualisht në trajtim janë 42 zyrtarë policorë, ndërsa 9 kanë ndërruar jetë.

“Që nga paraqitja e pandemisë e deri me 21.09.2020 janë infektuar me Covid 561 zyrtar policor, 27 staf civil kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, prej tyre janë shëruar 537 zyrtar policor, ende aktiv në trajtim janë 42 zyrtar policor, ndërsa 9 zyrtar kanë ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Policia e Kosovës po ashtu tha se është duke i kushtuar “kujdes të veçantë aplikimit të masave mbrojtëse për qytetarët, por edhe për vetë zyrtarët policorë”.

Në përgjigjen e tyre thuhet se Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante. 

(Kosova Sot Online)