Pejë: 17 pacientë me COVID-19, prej tyre dy në gjendje më të rëndë

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 09:38
Pejë: 17 pacientë me COVID-19, prej tyre dy në gjendje më të rëndë

Spitali i Pejës ka bërë të ditur se aktualisht po trajtohen 17 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 8 pacientë janë në oksigjeno-terapi, dhe nga këta dy në gjendje më të rëndë.

Spitali i Pejës njofton se gjatë 24 orëve të fundit 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Pesë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, katër lindje kanë qenë normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur pesë foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe tri të gjinisë femërore.

197 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,591 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 97 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 56 Rëntgena, 29 EHO dhe 12 CT-ja.

(Kosova Sot Online)