Gjatë 24 orëve të fundit u ngritën 49 aktakuza kundër 84 personave

  • G.G /
  • 24 September 2020 - 11:46
Gjatë 24 orëve të fundit u ngritën 49 aktakuza kundër 84 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 49 aktakuza kundër 84 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë 7 persona, si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 5 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 3 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 2 persona të dyshuar, ndërsa ka caktuar një masë, për ë person si dhe ka ngritur 15 aktakuza kundër 42 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë 5 aktakuza kundër 11 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “Dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 2 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi të dyshuar dhe ka ngritur 7 aktakuza, kundër 9 personave. 

(Kosova Sot Online)