Arrestohet njerku 39 vjeçar, kreu marrëdhënie se*suale me 14 vjeçaren

  • E.K /
  • 26 September 2020 - 10:20
Arrestohet njerku 39 vjeçar, kreu marrëdhënie se*suale me 14 vjeçaren

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Në pranga ra shtetasi me inicialet L.K., i cili sipas policisë, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).

(Kosova Sot Online)