Policia brenda 24 orëve u shqipton 900 gjoba

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 09:40
Policia brenda 24 orëve u shqipton 900 gjoba

Për 24 orë në Kosovë kanë ndodhur 30 aksidente, prej të cilave 16 kanë përfunduar me persona të lënduar.

Ndërsa, 14 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale.

Policia njofton se për shkelësit e rregullave të trafikut janë shqiptuar 914 gjoba.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 10 persona, prej të cilëve 6 janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)