Shokët bëjnë veprimin e rëndë ndaj tij, 14-vjeçari varë veten në oborrin e shkollës

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 19:46
Shokët bëjnë veprimin e rëndë ndaj tij, 14-vjeçari varë veten në oborrin e shkollës

Një nxënës 14-vjeç,  i cili ngacmohej nga shokët e klasës në një shkollë me konvikt, i mori jetën vetes vetëm disa ditë pasi shokët e klasës i lyejnë jastëkun me jashtëqitje.

Me origjinë franceze, Pierre DaCosta Noble, u gjet i varur në oborrin e shkollës prestigjioze në Windermere në Angli.

Shokët e tij thanë se ai ishte mërzitur shumë nga ky veprim dhe se ishte shprehur se nuk po mundej dot më në atë shkollë.

Ai kishte dalë nga dhoma  konviktit rreth orës 20:00, pasi shokët kishin rënë për të fjetur dhe nuk u kthye më.

I mituri u gjet i varur nga dy shokët e tij, të cilët dolën ta kërkonin të nesërmen në mëngjes.

(Kosova Sot Online)