Berisha: Gabimin e parë për Gjykatën Speciale e bëri Hashim Thaçi

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 21:19
Berisha: Gabimin e parë për Gjykatën Speciale e bëri Hashim Thaçi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka folur rreth zhvillimeve dhe themelimit të Gjykatës Speciale.

“Normalisht se edhe ne e kemi një pjesë të fajit për themelimin e saj, se kjo nga qielli nuk ka pikur. Gabimin e parë realisht e ka bërë Hashim Thaçi. Kur Thaçi është akuzuar nga Dick Marty, ai ka thënë se do ta padisë, por kjo nuk ka ndodhur kurrë”, ka thënë Berisha

Ai ka thënë se nëse Thaçi do ta padiste dhe do ta dëshmonte të kundërtën e asaj çfarë Dick Marty ka pretenduar, atëherë nuk do të kishte dyshime të mëtutjeshme. 

(Kosova Sot Online)