Zafir Berisha tregon pse e fshiu Haki Abazin në Facebook

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 21:46
Zafir Berisha tregon pse e fshiu Haki Abazin në Facebook

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka treguar për arsyen pse e kishte fshirë nga Facebook-u, Haki Abazin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë Haki Abazin e kam fshirë para dy vitesh nga Facebook-u, për arsye se e shante Vetëvendosjen pa kurrfarë arsye, unë personalisht nuk kam qenë me Vetëvendosjen, por më pengonte se si ai e shante. Kur e kam parë Haki Abazin si njeriu i dytë në Vetëvendosje, kam thënë këtu gjithçka ka, por vetëm Vetëvendosje jo”, ka thënë Berisha

Berisha, koordinator për siguri kibernetike, po ashtu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka grup të organizuar në rrjetet sociale, të cilët ‘sulmojnë’ në mënyra të ndryshme përmes komenteve.


(Kosova Sot Online)