Gjykata Speciale arrestoi Gucatin e Haradinajn me policinë e saj

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 21:47
Gjykata Speciale arrestoi Gucatin e Haradinajn me policinë e saj

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë treguar bazën ligjore të kësaj Policie, juristët e komentojnë atë.

Forca të shumta të Policisë së EULEX-it, u shfaqën të premten në selinë e OVL-UÇK-së.

Shkak i aksionit të tyre, ishte një fletarrest i lëshuar për kryetarin e kësaj organizate nga Gjykata Speciale.

Pak orë më vonë u arrestua edhe nënkryetar i OVL-së, Nasim Haradinaj.

Por, pos policëve të njësive speciale të Misionit Evropian në Kosovë, këtu pati edhe zyrtarë të tjerë.

Këta persona që e ndalën Nasim Haradinajna, po ashtu janë policë.

Por, funksionojnë në kuadër të  Zyrës së Prokurorit të Specializuara të Kosovës.

E veprimet e tyre nxitën debat të madh në Kosovë, se a kishin mandat ata të kryenin arrestime.

(Kosova Sot Online)