Latifi: Ramush Haradinaj kishte të drejt, kjo mund të jetë një kurth për t’u fuqizuar Specialja

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 21:54
Latifi: Ramush Haradinaj kishte të drejt, kjo mund të jetë një kurth për t’u fuqizuar Specialja

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se e gjitha kjo që po ndodhë me arrestimet e OVL-UÇK’së mund të jetë një lojë për fuqizim e Speciales.

Ai thotë se kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj kishte të drejtë kur tha se veteranët gabuan kur publikuan dosjet e Speciales dhe u futën në kurth.

“Ramush Haradinaj kishte qëndrimin më korrekt. Ai tha keni kujdes, pasi kjo krejt mund të jetë një kurth. Ai pati të drejt pasi krejt kjo që u mundua të diskreditohej Specialja, vetëm mund të kthehet dhe të bëhet Tribunali edhe më i fortë”, tha ai. 


(Kosova Sot Online)