Konflikti Azerbajxhan-Armeni, Turqia tregon se a dërgoi luftëtarë sirianë

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 22:09
Konflikti Azerbajxhan-Armeni, Turqia tregon se a dërgoi luftëtarë sirianë

Turqia mohoi raportet se kishte dërguar luftëtarë sirianë për të ndihmuar aleatin e saj, Azerbajxhanin, për të luftuar forcat armene në rajonin e Nagorno-Karabakut, duke thënë se pohimet ishin pjesë e përpjekjeve të Armenisë për të krijuar propagandë të errët për Ankaranë.

Të hënën (28 shtator), ambasadori armen në Rusi tha se Turqia kishte dërguar rreth 4.000 luftëtarë nga Siria veriore në Azerbajxhan dhe se ata ishin të përfshirë në luftime.

Dy luftëtarë sirianë gjithashtu i thanë agjensisë Reuters se Ankaraja po dërgonte luftëtarë nga grupet rebele të Sirisë veriore për të mbështetur Azerbajxhanin.

Ndërkohë, sot Armenia akuzoi Turqinë për rrëzimin e një aeroplani luftarak armen, por Ankaraja ka mohuar pretendimet.

Dhjetëra persona janë raportuar të vrarë dhe qindra të plagosur që kur përleshjet midis forcave azere dhe armene shpërthyen të dielën në luftimet më të ashpra që nga vitet 1990.

Turqia ka premtuar mbështetje të plotë për Azerbajxhanin dhe ka akuzuar Armeninë për pushtimin e tokave azere në rajonin e Nagorno Karabakut, i cili ndodhet brenda Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga armenët etnikë me mbështetjen e Jerevanit.

(Kosova Sot Online)