“Kurti më tha se nuk i beson”, Konjufca i reagon Hashim Thaçit

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 21:51
“Kurti më tha se nuk i beson”, Konjufca i reagon Hashim Thaçit

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pasi ky i fundit ditë më parë deklaroi se kreu i VV’së, Albin Kurti, i paska thënë Thaçit se nuk i beson Konjufcës.

Hashim Thaçi deklaroi në Pressing se gjatë një takimi me Kurtin që patën në presidencë, gjatë kohës sa Kurti ishte kryeministër, për të diskutuar lidhur me dialogun, ky i fundit ka thënë se nuk i beson Konjufcës.

“Unë i kam propozuar që Bekim Qollaku të komunikojë me dikën të afërt. Ai tha se unë nuk kam njeri kaq të afërt që i besoj, ai tha se unë punoj veç vet. Unë i thash ju lumtë sepse unë nuk mund të punoj pa ekipë. Por, leje Glaukun meqë është i afërt me ju. Ai më tha se “Ti e di i kujt është ai”.

Ndërsa Konjufca ka thënë se raportet me Kurtin janë të shkëlqyeshme, më të mira se kurrë më parë.

“Raportet janë të shkëlqyeshme, ma të mira se kurrë. Janë maksimumi i të mirës. Thaçit i pengon kjo dhe mendon se na dëmton përmes përçarjes. Është projekt i hershëm i tij, kurrë nuk ia ka dalë”, ka thënë Konjufca

Madje ai siguroi se bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë kësisoj. 

“Bashkëpunimi me Albinin nuk do të ndryshojë kurrë”, shtoi Konjufca.


(Kosova Sot Online)