Ekspertët e Institutit “Robert Koch” vlerësojnë punën e mjekëve kosovarë ndaj COVID-19

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 11:38
Ekspertët e Institutit “Robert Koch” vlerësojnë punën e mjekëve kosovarë ndaj COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim ekipin e ekspertëve të institutit “Robert Koch”. Pas takimit ata dolën në një konferencë shtypi, në të cilën u vlerësua puna që është bërë nga Kosova sa i përket COVID-19.

Zemaj ka thënë edhe një herë se secili qytetar duhet të ruajë shëndetin e tij dhe të të tjerëve përreth.

Ai e falënderoi edhe ekipin e ekspertëve për përvojat e tyre që kanë treguar për mjekët në vend.

“Kosova është njëra ndër shtatë vendet në botë që jemi duke menaxhuar më së miri pandeminë COVID-19, rastet klinike dhe numrin e vdekjeve. E shprehi gatishmërinë në emër të MSH-së dhe të Qeverisë së Kosovës që të vazhdojmë me një disiplinë për mbikëqyrjen e masave, do të punojmë më shumë që ta risimin kapacitetin human dhe atë të infrastrukturës”.

Përfaqësuesi i ekipit të ekspertëve të institutit “Robert Koch ka deklaruar se e falënderojnë MSH-në, Qeverinë dhe të gjithë stafin shëndetësor për bashkëpunimin që kanë treguar në përballjen me pandeminë COVID-19.

“Për këto dy jave kemi vizituar klinika të ndryshme dhe jemi takuar me punëtor të shumtë shëndetësore që janë duke u ballafaquar me pandeminë, kanë bërë dhe janë duke bërë një punë të rëndësishme dhe shumë të mirë në këtë aspekt”.

“Po ashtu u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi”.

Zemaj si shenjë falënderimi dhe mirënjohje i ka dorëzuar “Hyjneshën në Fron” përfaqësuesit të institutit.

(Kosova sot Online)