Klinaku: Gjykata Speciale nuk është e drejtë, po gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 21:28
Klinaku: Gjykata Speciale nuk është e drejtë, po gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka folur rreth Gjykatës Speciale, dhe themelimit të saj.

Klinaku ka thënë se si organizatë e kanë kundërshtuar vazhdimisht, pasi që nuk është një gjykatë e drejtë.

“E kemi kundërshtuar vazhdimisht sepse nuk mund të jetë një gjykatë e drejtë përderisa gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së, kur dihet që në Kosovë ka pasur luftë clirimtare kundër pushtuesit, dhe pushtuesi është ai që ka bërë krime lufte”, u shpreh ai.

Tutje tha se si organizatë e veteranëve, kanë kërkuar një gjykatë vendore që do ti ndjekte dhe gjykonte krimet e luftës në Kosovë.

Klinaku shtoi së Gjykatën Speciale e ka shtyrë Serbia që të krijohet, mirëpo deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë krijuar.


(Kosova Sot Online)