Gashi: OVL-UÇK’ja ka marrë urdhëresë nga Specialja të mos publikojë dokumente të tjera

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 22:39
Gashi: OVL-UÇK’ja ka marrë urdhëresë nga Specialja të mos publikojë dokumente të tjera

Avokati Tomë Gashi ka sqaruar se çfarë ka ndodhur sot në komunikimet e tij me Gjykatën Speciale.

Gashi thotë se një thirrje e koduar e ka ftuar atë dhe Faton Klinakun që të shkojë te selia e EULEX-it në Fushë Kosovë për të marrë disa dokumentacion.

“Unë i kam propozuar që nëse kanë dokumentacione duhet t’i dërgojnë në selinë e OVL të UÇK-së. I dhashë edhe propozimin që të vijnë në zyrën time të avokatisë. Më vonë më ka ardhur një email nga të njëjtit…Në email shkruan që është një urdhër. Urdhri është që ne mos të publikojmë dokumentacione nëse na vijnë në të ardhmen”, ka deklaruar ai.

Avokati thotë se ky urdhër mban datën 25 shtator e që sipas tij kjo mund të jetë e mirë për Gucatin dhe Haradinajn pasi ai ka ardhur te veteranët me vonesë.

Gashi thotë se nëse Gjykata Kushtetuese kishte vendosur se Gjykata Speciale nuk ka mandat pas 2 gushtit, sipas tij edhe intervistomi i Agim Çekut e krerëve të OVL UÇK-së do të ishte i paligjshëm.

Avokati thotë se Gjykata Speciale do t’i bëjë dëm të madh kombit shqiptar.

“Ne duhet ta imitojmë Izraelin siç i ka gjykuar nazistët. Ne nuk kemi fuqi t’i marrim kriminelët serb nga Beogradi, por duhet t’i dokumentojmë krimet e tyre”, tha mes tjerash Tomë Gashi.


(Kosova Sot Online)