Një 28-vjeçare nga Kosova në mesin e të arrestuarve në Zvicër, dyshohet për bashkëpunim me ISIS’in e Al-Kaidën

  • G.G /
  • 02 October 2020 - 12:17
Një 28-vjeçare nga Kosova në mesin e të arrestuarve në Zvicër, dyshohet për bashkëpunim me ISIS’in e Al-Kaidën

Autoritetet në Zvicër thonë se ata kanë arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë lidhje me grupet militante ekstremiste Shteti Islamik (IS) dhe Al-Kaida.

Prokuroria federale tha se policia kontrolloi tre shtëpi në kantonin perëndimor të Friburgut të premten, si pjesë e dy hetimeve penale në veprimtarinë e pretenduar ekstremiste.

Të dyshuarit pretendohet të kenë shkelur ligjin zviceran që ndalon përfshirjen me Al-Kaidën, IS-in dhe organizatat e lidhura me të, raporton AP.

Prokurorët thanë se katër personat e ndaluar dyshohen gjithashtu se kanë “mbështetur ose marrë pjesë në një organizatë kriminale”.

Ata identifikuan katër të dyshuarit vetëm si një grua 28-vjeçare kosovare, një burrë 26-vjeçar kosovar, një 34-vjeçar me dy shtetësi atë, zvicrane dhe kosovare dhe një 29-vjeçare maqedonase.

“Ata kanë qenë qenë në kontakt me njëri-tjetrin, bastisjet dhe arrestimet në shtëpi u kryen të gjitha në të njëjtën kohë”, thanë prokurorët.

Informacione të mëtejshme, përfshirë se cili prej të dyshuarve kishte lidhje me cilin grup, nuk janë bërë të ditura nga ana e autoriteteve.

(Kosova Sot Online)