Infektohet me koronavirus edhe shefi i fushatës së Trumpit, Bill Stepien

  • S.A /
  • 03 October 2020 - 08:28
Infektohet me koronavirus edhe shefi i fushatës së Trumpit, Bill Stepien

Menaxheri i fushatës zgjedhore të presidentin Trump, Bill Stepien, ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Stepien e mori diagnozën të premten në mbrëmje dhe një zyrtar i lartë i fushatës së Trumpit tha se menaxheri është duke përjetuar simptoma të lehta, të ngjashme me ato të gripit. Njerëzit e afërt me Stepienin thanë se ai planifikon të futet në karantinë deri të shërohet.

Zëvendësmenaxheri i fushatës së Trumpit, Justin Clark, pritet ta zëvendësojë shefin e infketuar, ndonëse Stepien do të vazhdojë të punojë nga largësia, ndonëse këshilltarët thanë se ai do të vazhdojë ta mbajë kontrollin e fushatës.

 

Pasi këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Hope Hicks, u diagnostikua pozitive me Covid-19, anëtarë të lartë të fushatës së Trumpit iu nënshtruan testit për virusin e ri, shkruan Politico.

Stepien udhëtoi në Cleveland të martën për debatin presidencial. Ai ishte bashkë me presidentin amerikan në aeroplanin “Air Force One” si dhe në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Menaxheri Stepien u caktua në këtë pozitë në korrik, duke e zëvendësuar Brad Parscalen.

Pasi Trumpi u hospitalizua në spitalin ushtarak “Walter Reed”, këshilltarët e tij po nguten që t’i rivlerësojnë planet për muajin përfundimtar të fushatës para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ata e anuluan planin për një tubim në Florida dhe e shtynë tubimin e planifikuar në Wisconsin.

(Kosova Sot Online )