Mjekët e infermierët në Mitrovicë në protestë, kërkojnë shtesat prej 300 eurosh

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 09:48
Mjekët e infermierët në Mitrovicë në protestë, kërkojnë shtesat prej 300 eurosh

Mjekët dhe infermierët e mjekësisë familjare në Mitrovicë, nuk do të punojnë sot nga ora 08:00 deri në 09:30.

Ata do të protestojnë para Komunës për të kërkuar shtesat prej 300 eurosh.

Protestat nuk janë organizuar nga Sindikata, mirëpo nga persona “kokë më vete”.

Ndërkohë, Qeveria ka premtuar se mjekëve e infermierëve do t’ju paguhen shtesat për punë gjatë pandemisë.

Ndryshe, mjekët e infermierët e disa komunave kanë protestuar.

(Kosova Sot Online)