Raftet në supermarket bien mbi njëri-tjetrin dhe kapin punonjësen, vdes 21-vjeçja

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 10:15
Raftet në supermarket bien mbi njëri-tjetrin dhe kapin punonjësen, vdes 21-vjeçja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një supermarket të Brazilit.

Raftet me produkte kanë rënë mbi njëri-tjetrin duke vënë poshtë një punonjëse vetëm 21-vjeç dhe duke i shkaktuar vdekjen. Viktima është identifikuar dhe quhet Elane de Oliveira Rodrigues.

 Raportohet gjithashtu se raftet kanë zënë shumë persona të tjerë poshtë, ku ishin klientët dhe punonjësit e tjerë ata që ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve nga poshtë produkteve.

Më pas, policët dhe zjarrfikësit nisën një operacion për kërkimin e personave të tjerë që mund të kishin mbetur poshtë rafteve të rrëzuara.

Operacioni zgjati 11 orë dhe fatmirësisht nuk u gjetën të tjerë viktima. Po hetohet për shkakun e këtij aksidenti, por dyshohet se një nga makineritë që ngrenë mallra mund të ketë shkaktuar tragjedinë.

(Kosova Sot Online)