Polonia shënon mbi 2.200 raste të reja të koronavirusit

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 11:19
Polonia shënon mbi 2.200 raste të reja të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Poloni u regjistruan 2.236 raste të reja të koronavirusit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo është një ndër shifrat më të larta të rasteve brenda një dite në shtetin e Evropës Qendrore që nga fillimi i pandemisë, shkruan The Guardian.

Përpos personave të infektuar, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 58 viktima të reja. Të dhënat tregojnë se ka pasur rritje të konsiderueshme të pacientëve që kanë nevojë për ventilatorë.

(Kosova Sot Online)