ATK-ja dhe Dogana me aksion të përbashkët nëpër mobilshop-et e Prishtinës

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 12:05
ATK-ja dhe Dogana me aksion të përbashkët nëpër mobilshop-et e Prishtinës

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në bashkëpunim me Doganën e Kosovës është duke zhvilluar një aksion nëpër mobilshop-et e Prishtinës.

Sipas njoftimit, qëllimi këtij aksioni në sektorin e veprimtarive që bëjnë shitjen dhe servisimin e telefonave, është parandalimi dhe luftimi i ekonomisë joformale në këtë sektor, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka rrisk të lartë të informalitetit.

“Ky aksion është duke u zhvilluar edhe në këto momente, ku deri më tani janë duke kontrolluar disa subjekte, mirëpo ATK dhe Dogana do t’ju mbajnë të informuar në kohë rreth rrjedhës së aksionit, përmes një konferencë për media ose përmes një komunikatë të zgjeruar për media. ATK të gjitha aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale i ka në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin Operative të ATK-së, analizën e riskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës”, bëhet e ditur në njoftimin për media.

(Kosova Sot Online)