Bullgaria shënon rekord të rasteve të koronavirusit për të dytën ditë radhazi

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 09:10
Bullgaria shënon rekord të rasteve të koronavirusit për të dytën ditë radhazi

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Bullgari janë regjistruar 437 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë në vendin ballkanik që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani, në shtetin me shtatë milionë banorë janë shënuar gjithsej 22.743 persona të infektuar dhe 873 viktima.

Rastet ditore të koronavirusit në Bullgari filluan të rriten në shtator, shkruan Reuters.

Kryeinspektori shëndetësor i Bullgarisë ka thënë se disa masa të reja, përfshirë mbylljen e restoranteve, mund të vendosen, nëse rastet vazhdojnë të shtohen, por e përjashtoi mundësinë e një izolimi të plotë.

Tash për tash, bullgarët janë të detyruar të vendosin maska në hapësirat e mbyllura publike dhe ta mbajnë distancën sociale.

Qeveria ka thënë se nuk e ka në plan vendosjen e ndonjë mase të re kufizuese tash për tash, pavarësisht shtimit të rasteve.

(Kosova Sot Online)