Nga Italia, Gjermania e Franca, ç’po ndodh me shifrat e koronavirusit. Ja masat që janë marrë

  • G.G /
  • 08 October 2020 - 10:02
Nga Italia, Gjermania e Franca, ç’po ndodh me shifrat e koronavirusit. Ja masat që janë marrë

Gjermania ka raportuar 4,058 raste të reja me të infektuar, numri më i lartë ditor që nga fillimi i Prillit, me 16 viktima.

Por zyrtarët theksojnë se testimi është rritur ndjeshëm që nga fundi i Shtatorit.

Brukseli mbylli baret, kafene për një muaj duke nisur nga sot në mëngjes dhe ka ndaluar alkoolin edhe në zona publike, në një përpjekje për të ulur shifrat e infektimit në të gjitha zonat e kryeqytetit belg.

Për herë të parë që nga maji Belgjika ka të mbushur më shumë se 1.000 shtretër spitalorë nga 2.000 që ka në total te dedikuar për pacientet me koronavirus.

Pesë qytete franceze do të klasifikohen këtë mbrëmje si zona me alarm maksimal, Lille, Lyon, Grenoble, Saint-Etienne et Toulouse të gjitha kanë shifra infektimesh mbi 250 për 100,000 njerëz.

Mbremjen e kaluar Presidenti Emmanuel Macron tha se ishin të nevojshme më shumë kufizime për të frenuar shperthimin si në Marsejë dhe Paris, “veçanërisht midis të moshuarve”.

Në Itali tani duhet të mbahet maska e detyrueshme ne ambientet jashtë, nëse nuk mund të ruhet distanca.

Presidenti Sergio Mattarella ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të Italisë deri në fund të Janarit.

Suedia po sheh më shumë raste shtrimesh në shtëpitë e të moshuarve.

(Kosova Sot Online)