Haxhi Shala në Speciale, sot intervistohet në Hagë

  • 08 October 2020 - 10:19
Haxhi Shala në Speciale, sot intervistohet në Hagë

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka udhëtuar sot drejt Holandës, gjegjësisht në Hagë, kjo pas ftesës së Gjykatës Speciale.

Shala, është ftuar në cilësinë e të dyshuarit më 24 gusht të këtij viti.

Përmes këtyre imazheve, të publikuara nga një mik i tij, i cili e ka shoqëruar atë, mund të shihni momentin kur deputeti, ish-ushtari i UÇK-së, po hyn në gjykatë.

(Kosova Sot Online)