Kryeministri ia cakton vetes 17 pozita zyrtare në qeveri

  • A.P /
  • 10 October 2020 - 09:27
Kryeministri ia cakton vetes 17 pozita zyrtare në qeveri

Kryeministri i Ishujve Kuk ia ka caktuar vetes 17 detyra zyrtare në kabinetin që ai e udhëheq.

Përpos pozitës së kryeministrit, Mark Brown do t’i mbajë edhe këto pozita: ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Migracionit, ministër i Financave, ministër i Energjisë, ministër i Policisë dhe ministër i Telekomunikacionit, shkruan The Guardian.

Përpos këtyre ministrive, ai ka marrë përgjegjësi edhe në këto fusha: burime detare, minerale detare dhe burime natyrore, anuacion dhe kontrollim të ishujve të jashtëm. Ai gjithashtu e kryen detyrën e prokurorit të Shtetit.

Udhëheqësja e opozitës në këtë shtet të vogël, Tina Browne, i tha një mediumi lokal se pozitat e marra nga kryeministri lënë të kuptohet se ai nuk ka besim te anëtarët e kabinetit qeveritar.

“Kryeministri i ri thotë se është i mahnitur me potencialin e kabinetit të tij dhe pastaj ia jep vetes 17 pozita, që është një sinjal i madh se sa ka besim ai në kolegët e kabinetit”, tha ajo.

Megjithatë, është e mundshme që kryeminsitri Brown t’ia delegojë të tjerëve disa nga detyrat zyrtare gjatë muajve të ardhshëm.

Ishujt Kuk vetëqeverisen në fusha të caktuara, por janë pjesërisht edhe nën kontrollin e Zelandës së Re. Ky vend ka sipërfaqe prej 240 kilometrash katrorë dhe në të jetojnë përafërsisht 21.000 banorë.


(Kosova Sot Online)