Nga nesër edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 16:37
Nga nesër edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

Vendimi i Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa kushtëzime, respektivisht pa PCR test negativ për COVID-19, ka të bëjë edhe me hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë.

Nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë theksojnë se në bazë të parimit të reciprocitetit, edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Kosovë, pa PCR-test negativ.

“Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen ne shtete me rrezik te larte për Covid-19”, deklarojnë  për Alsat M nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)