
Lexoni edhe:
33 vjeçari nga Kosova e çudit Zvicrën, policia e kap duke vozitur në shpejtësi marramendëse
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi deputetët kaluan në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Përmes një shkrimi në Twitter, ai tha se është i lumtur që deputët votuan për këtë projektligj, duke theksuar se ata duhet të kenë parasysh komentet e bëra nga BE-ja.
“I lumtur që Kuvendi i Kosovës përfundimisht arriti që me sukses ta kalojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të parë. Shpresoj që deputetët do t’i kenë parasysh komentet e bëra nga BE dhe faktorët tjerë ndërkombëtar në punën për finalizimin e këtij ligji të domosdoshëm”, ka thënë ai.
Në herën e shtatë që u hodh në votim, sot në Kuvendin e Kosovës kaloi Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ndër të tjera, do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Pleased that the Kosovo Assembly finally succeeded in passing the draft Law on Economic Recovery in the first reading. I hope that the MPs will consider the comments made by the EU and other international actors in their work on finalising this necessary legislation. pic.twitter.com/ruyfn5Fo53
— Ambassador Tomaësë Szunyog (@EUAmbKS) October 12, 2020
(Kosova Sot Online)