Bekim Jashari i prekur nga vdekja e 5 vjeçares që u godit nga vetura

  • A.P /
  • 12 October 2020 - 22:41
Bekim Jashari i prekur nga vdekja e 5 vjeçares që u godit nga vetura

Një pesë vjeçare, ishte viktima e një aksidenti mes dy veturave që ndodhi sot në rrugën Mitrovicë- Pejë.

Vogëlushja ishte bashkë me një grua, derisa të dyja po ecnin rrugës, por që u përplasën nga një veturë.

Lajmin e vdekjes së 5 vjeçares e ka marrë me pikëllim kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Ky i fundit i ka shprehur ngushëllime familjes, për humbjen e vajzës së tyre, derisa ka bërë thirrje për kujdes në komunikacion.

Ky është postimi i Jasharit:

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen në aksident trafiku të një fëmiu 6 vjeçar në rrugën Mitrovicë-Pejë, në Runik, e cila ishte duke levizuar në trotuar.

Në emër të komunës së Skenderajt, familjes Sejdiu i shprehi ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e vajzës së tyre.

Po ashtu bëjë thirrje për drejtuesit e automjeteve që të rrisin kujdesin në komunikacion si dhe për organet e rendit që të rrisin kontrollat në trafik dhe vetëdijësim të qytetarëve edhe përmes gjobave në trafik.

(Kosova Sot Online)