Bullgaria shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

  • A.P /
  • 14 October 2020 - 08:42
Bullgaria shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Bullgaria i shënoi 785 raste të reja të koronavirusit të mërkurën, duke vendosur rekord ditor për herë të katërt brenda një jave në kohën kur shifrat po vazhdojnë të rriten.

Shteti ballkanik tash ka 25.774 persona të konfirmuar si të infektuar me Covid-19 dhe 923 viktima, shkruan The Guardian.

Për më tepër, 1.307 persona janë të hospitalizuar dhe 63 prej tyre ndodhen në repartin e kujdesit intensiv, sipas të dhënave zyrtare.

Zyrtarët shëndetësorë u bënë thirrje njerëzve që të vendosin maska në transportin publik dhe në hapësirat e mbyllura si dhe ta respektojnë distancën sociale, nëse dëshirojnë që t’i shmangin masat më të rrepta kufizuese.

(Kosova Sot Online)