24-orëshi i fundit: Një person i vdekur, gjithsej 56 aksidente në krejt Kosovën

  • S.A /
  • 16 October 2020 - 09:23
24-orëshi i fundit: Një person i vdekur, gjithsej 56 aksidente në krejt Kosovën

Reshjet e shiut siç ndodh rëndom shkaktojnë aksidente të shumta jo vetëm në Kosovë por gjithandej.

Mos përshtatja me kushtet atmosferike dhe dukshmëria më e vogël gjatë ngasjes janë shkaktarët që cilësohen si më kryesorët , , përveç shpejtësisë , se pse ndodhin më shumë aksidente në të tilla periudha.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mbarë vendin kanë ndodhur 56 aksidente, e prej tyre 1 ka përfunduar me fatalitet, 19 me të lënduar e 35 vetëm më dëme materiale.

(Kosova Sot Online )