Në Kosovë krimet terroriste dhe gjenocidale i kanë kryer serbët, jo “jugosllavët”. Shqiptarët i kanë dënuar gjykatat serbe, jo “gjykatat jugosllave”.

  • 16 tetor 2020 - 09:34
Në Kosovë krimet terroriste dhe gjenocidale i kanë kryer serbët, jo “jugosllavët”. Shqiptarët i kanë dënuar gjykatat serbe, jo “gjykatat jugosllave”.

Katedera e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork, lëshon këtë.

                                                                             KOMUNIKATË

-Prerazi distancohemi nga deklaratat e akademikut të ASHAK-ut, Frarshër Demaj, i cili në një panel  televiziv të Prishtinës ka deklaruar këto dy gënjeshtra dhe shpifje sui generis, se gjoja “Serbët nuk ishin ata që kanë kryer terror dhe krime ndaj shqiptarëve në Kosovë, si dhe  nuk ishin Gjykatat serbe që kanë dënuar me mijëra shqiptarë në Kosovë, por ato ishin “jugosllavët dhe gjykatat jugosllave ”. (Shih në: VIDEO – Deklarata skandaloze nga Frashër Demaj: "Serbet nuk janë fajtorë për krimet ndaj shqiptarëve" - Arbresh.info ).VIDEO – Deklarata skandaloze nga Frashër Demaj: "Serbet nuk janë fajtorë...

Historiani dhe profesori Frashër Demaj, në një debat në Radio Televizionin e Kosovës (RTK1), ka deklaruar se ser...

Shkakun pse ai ka deklaruar diç të tillë  skandaloze dhe të pavërtetë, vetëm ai do të duhej ta dinte. Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe, mbase që nga viti 1989 e deri më 24 mars 1999, kur Kosova ripushtohet nga makineria çetniko-fashiste ushtarako-policore serbe (jo jugosllave) e regjimit terrorist të Slobodan Milosheviqit, të gjitha krimet  e terrorit dhe të terrorzmit të organizuar individual dhe shtetëror i kanë kryer serbët dhe malazezët, jo “jugosllavët”, dhe se shqiptarët i kanë dënuar GJYKATAT SERBE, JO “gjykatat jugosllave”!

Kjo është e vërteta, dhe për këtë arsye Amerika dhe NATO-ja kanë bombarduar Serbinë dhe Malin e Zi (të ashtuquajturën RF Jugosllave), më 24 mars -10 qershor 1999, jo më pak se 78 ditë rresht).  Për më tepër, “13.0000” shqiptarë të vrarë dhe të masakruar,  nuk i kanë vrarë “jugosllavët”, por serbët, që me agresion militar, paramilitar dhe policor e patën ripushtuar Kosovën, më 1989. Në këtë kontekst, nuk vlejnë tezat e kota  kozmopolite “evropiane” të Frashër Demajt (se gjoja nuk janë serbët që kanë kryer terror dhe krime në Kosovë), SEPSE vetë serbët e malazezët janë ata që e kanë djegur Kosovën, që kanë dëbuar me forcë dhe me terror mbi 1 milion shqiptarë, si dhe që kanë dhunuar mbi “20.400 femra shqiptare”, jo “jugosllavët” e akademikut Frashër Demaj, siç  ka deklaruar në atë panel televiziv. Turp dhe gabim infantil lëndor ky, një akademik të flas kuturu, ashtu si i konvenon kuazishkencës, politikës, diplomacisë dhe propagandës shtetërore dhe kishtare të Serbisë, se në “serbët nuk paskanë kryer terror  dhe krime në Kosovë”!? – Atëherë lind pyetja, kush paska kryer krime teorriste dhe gjenocidale në Kosovë, mos  UÇK-ja, kundër vetëvetes, kundër popullit të vet, të cilën terroristët e djeshëm dhe të sotëm serbomëdhenjë fashistë po quajnë “terroriste”?

Në këtë vështrim, po përemndi vetëm një shembull konkret, që e kam përejtuar vetë(1997-1999), serbët e armatosur (kinse si mbrojtje territoriale) të fshatit Prilluzhë janë vetë, që dy vjet rresht  kanë  granatuar, kanë djegur, kanë plaçkitur, kanë torturuar, kanë plagosur dhe kanë vrarë shqiptarë të fshatrave: Bivolak, Gllavotin, Zhilivodë, Strofc, Beçuk dhe Mihaliq, jo, ata nuk ishin “jugosllavë” (kroatë, as sllovenë, as hungarezë, as maqedonë), POR vetëm  çetnikë serbë. Cila “metodë historike”, këta kriminelë dhe vrastarë serbë, mund t’i quajë ndryeshe veçse serbë?!

-Çfarë  “historie alternative “ është ajo që pretendon të mohojë  dhe të rehabilitojë krimet e terrorit dhe të gjenocidit serb në Kosovë?!

-Çfarë “metodologjie” dhe “kriteri” historik na qenka ai, kur e shtrembëron këtë të vërtetë historike dhe faktike, kur vetë jam dëshmitar së bashku me qindra e me mijëra bashkëvendës të mi të fshatrave të brezit të Qyqavicës. Pra, serbë civilë ishin ata që na vrisnin dhe na masakronin, dhe me vite të tëra (si gjatë pushtimit, ashtu edhe në kohë paqeje) nuk na lejonin që të kalonim nëpër fshatin Prilluzhë për t’u lidhur me autostradën kryesore në Stanovc – Vushtrri –Prishtinë.

Prandaj, me qëllimin më dashamirës për të mirën dhe për interesin e shkencës së mirëfilltë, të kombit dhe të atdheut, e lusim akademikun Frashër Demaj, që  të braktisë një rrugë të tillë krejtësisht e gabuar, dhe, t’i kërkojë flaje publike popullit shqiptar, që të mos gabojë dhe, të mos luajë me teza të tilla antihistorike dhe antishqiptare, por të ndërgjegjësohet dhe, pa asnjë droje as morale, as ligjore e as profesionale,  ta përdorë terminologjinë e saktë për krimet  e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999). Ndryshe, ato teza eklektike, agnosticiste dhe eufemistike antishqiptare, mund t’i shes vetëm në Serbi, askund tjetër në hapësirat shqiptare as brenda e as jashtë Shqipërisë Etnike.

Edhe njëherë ftojmë ASHAK-un që të distancohet, duke e hedhur poshtë si antihistorik dhe antishqiptar atë paçavure “Projekt të Historisë së Përbashkët të CDRSEE-së”, i cili ka për qëllim bastardimin, shpërfytyrimin dhe vulgarizimin  e historisë kombëtare shqiptare në Ballkan, si dhe ndryshimin e historisë së luftës së drejtë të UÇK-së kundër pushtuesit kolonial dhe gjenocidal serb, jo “jugosllav” në Kosovë.

Katedra e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare e Akademisë Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe  e Arteve, Nju-Jork, më 15 tetor 2020.

Prof.Dr.Mehdi Hyseni

(Drejtor i Katedrës)

Prof.Dr. Skënder Kodra

(Kryetar i Akademisë)

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".