Vdes 19-vjeçarja nga Kamenica, dyshohet sa ka kryer vetëvrasje

  • G.G /
  • 19 October 2020 - 13:28
Vdes 19-vjeçarja nga Kamenica, dyshohet sa ka kryer vetëvrasje

Një 19-vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje të shtunën e 17 tetorit në fshatin Poliqkë të komunës së Kamenicës. Tashmë e ndjera, është gjetur disa metra larg shtëpisë së saj e varur.

Lajmin për këtë rast e kanë konfirmuar për media nga Prokuroria Themelore e Gjilanit. Nga atje kanë thënë se janë duke i zhvilluar hetimet në bashkëpunim me Policinë.

“Ju njoftojmë se më  17 Tetor 2020, dyshohet se një grua e moshës 19 vjeçare, është gjetur e varur 300m larg shtëpisë së saj, në fshatin Poliqkë, komuna e Kamenicës. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprimet hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e familjarëve të të ndjerës dhe dëshmitarëve tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje.

(Kosova Sot Online)