Gashi: Biden do të krijonte një Amerikë më të barabartë

  • A.P /
  • 19 tetor 2020 - 22:03
Gashi: Biden do të krijonte një Amerikë më të barabartë

Drilon Gashi, përkrahës i kampit demokrat në SHBA thotë se në këto zgjedhje është parë një numër i madh i përkrahësve në të dy grupet.

“Ka një numër të madh mbështetësish tek të dyja kampet politike këtu”, tha Gashi.

Ai ka renditur arsyet që ai mbështet kandidatin demokrat Joe Biden.

“Unë e mbështes z.Biden sepse e ka historinë siç edhe është përmend në deklaratën që është publikuar të përkrahjes”, tha Gashi.

“Është dukshëm kandidati më i mirë për Amerikën në fakt në këtë kohë. Duhet menaxhim më i mirë me Covid-19”, thekson ai.

“Biden është më i mirë sepse ai do të krijonte një Amerikë më të barabartë”, shtoi Gashi.

(Kosova Sot Online)