Gjashtë pacientë me COVID-19 ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 10:23
Gjashtë pacientë me COVID-19 ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 24 pacientë me COVID-19.

Nga kjo shifër 18 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 6 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Tutje, spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë tetë lindje.

“3 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë ditës së djeshme 266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,761 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione.

122 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 75 Rëntgen, 31 EHO dhe 16 CT-ja. 

(Kosova Sot Online)