Vrasësi danez tenton të ikë nga burgu, kapet nga Policia

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 14:22
Vrasësi danez tenton të ikë nga burgu, kapet nga Policia

Ndërtuesi danez i nëndetëseve, Peter Madsen, i cili është burgosur për vrasjen e gazetares suedeze Kim Wall, është kapur duke tentuar që të ikë nga burgu, raporton BBC.

Policia ka njoftuar se e ka arrestuar personin në afërsi të burgut, për të cilin më vonë ka njoftuar se është Madsen.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes kanë shfaqur policinë duke e rrethuar Madsenin në afërsi të burgut në perëndim të Kopenhagës.

Madsen është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Kim Wallit. Ajo ishte takuar me Madsenin për të bërë një intervistë në vitin 2017 në një nëndetëse të ndërtuar nga vet Madseni.

Trupi i saj ishte gjetur në plazh 11 ditë më vonë.

Mediumet daneze kanë njoftuar se ai i ka dhënë policisë në burgun Herstedvester, se e ka të lidhur në trup një bombë.

Madsen kishte thënë se vdekja e gazetares në nëndetëse në vitin 2017 ishte aksidentale, por më vonë ia kishte pranuar një gazetari se ai ishte fajtor.

(Kosova Sot Online)