Bajqinovci i VV-së: Aksioni i Hotit në Karaqevë i dështuar, u konfiskuan 16 kilogramë kafe

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 11:34
Bajqinovci i VV-së: Aksioni i Hotit në Karaqevë i dështuar, u konfiskuan 16 kilogramë kafe

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në arsyet e shkarkimit të drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, përmendi aksionin në Karaçevë, për të cilin tha se nuk ishte i menaxhuar mirë.

“Është vënë re menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë, pavarësisht se janë shkatërruar bizneset ilegale” tha Hoti.

Ndërsa, pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci, i cili përmes një postimi në Facebook tha se e po konfirmohet ajo që ka thënë VV-ja, se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar.

“Ashtu siç e kemi theksuar se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, e pranoj sot edhe kryeministri më i dobët që ka pas ky vend deri më sot. Janë arrestuar njerëz koti si dhe janë konfiskuar gjedhe, shpezë dhe 16 kilogramë kafe ” shkruan Bajqinovci. 

(Kosova Sot Online)