
Lexoni edhe:
Janë të pa besë, këta liderë e ndërrojnë edhe Kushtetutën për Asociacionin serb vetëm që të mbesin në pushtet
Edhe sot nuk është miratuar Projektligji për rimëkëmbje ekonomike në lexim të dytë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere në Kuvend.
Komisioni vendosi që të mërkurën e ardhshme të shqyrtohen dhe miratohen tetë amendamentet dhe raporti për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Ky projektligj mundëson tërheqjen e 10 për qind të kursimeve në Trust.
Ndërsa, Komisioni ka miratuar raportin vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2019, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.
(Kosova Sot Online)