Ngriten 44 aktakuza kundër 51 personave për vepra të ndryshme penale

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 12:16
Ngriten 44 aktakuza kundër 51 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza, kundër 51 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 9 persona të dyshuar.

Gjithashtu është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit kundër 2 personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 3 persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar, si dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 10 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 4 aktakuza, kundër 4 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar 4 persona të dyshuar dhe ka ngritur 8 aktakuza, kundër 10 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur 2 aktakuza kundër 2 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 8 aktakuza kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)