Selmanaj: Qeveria Hoti është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 20:39
Selmanaj: Qeveria Hoti është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë Hoti, Driton Selmanaj, ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook lidhur me thirrjen e shkarkimit të Ministres Hykmete Bajrami dhe akuzat kundrejt qeverisë.

Selmanaj, në postim, ka thënë se kërkesa e largimit nga detyra e ministres Bajrami nënkupton dorëzim përpara krimit të organizuar.

“Kushdo që kërkon dorëheqjen e Ministres Hykmete Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë dhe pasurisë publike”, thuhet në njoftimin e tij.

Tutje, zëvendëskryeministri thotë se Qeveria Hoti është e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai ka kërkuar bashkëpunim të madh ndër-institucional për ta çuar deri në fund betejën.


(Kosova Sot Online)