Republika Çeke shënon rekord të rasteve me Covid-19

  • S.A /
  • 24 October 2020 - 09:37
Republika Çeke shënon rekord të rasteve me Covid-19

Po vazhdon të rëndohet gjendja e pandemisë në Republikën Çeke. Vendi me më pak se 11 milionë banorë ka shënuar përsëri rekord të rasteve ditore me Covid-19 të shtunën.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet të Evropës Qendrore u regjsitruan 15.252 raste të reja të personave të infektuar, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 126 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 shkoi në 1.971, shkruan The Guardian.

Çekia kishte arritur t’i shmanget valës së parë të pandemisë pa numër të madh të rasteve dhe viktimave, në krahasim me disa vende tjera evropiane që pësuan më shumë, si Italia, Spanja, Britania e Franca. Gjatë gushtit, numri i rasteve ditore rrallë shkonte mbi 200.

Megjithatë, gjendja u përkeqësua me fillimin e vjeshtës, kur shtimi i rasteve u vërejt në shumë vende të Evropës. Gjatë muajit tetor janë shënuar vazhdimisht rekorde të shifrave ditore në plot shtete, përfshirë Gjermaninë, Francën, Poloninë, Ukrainën, Kroacinë e Slloveninë.

(Kosova Sot Online )