Bleu gabimisht një biletë lotarie, burri fiton 2 milionë dollarë

  • E.K /
  • 24 October 2020 - 14:58
Bleu gabimisht një biletë lotarie, burri fiton 2 milionë dollarë

Një burrë aksidentalisht ka blerë një biletë lotarie tepër, porse me të njëjtën ai ka dy çmime me nga një milion dollarë.

Samir Mazahem ka thënë se po ruante numrat në një aplikacion lotarie pasi kishte biletë 2 dollarëshe, por që kishte kuptuar se në fakt kishte tërhequr edhe një biletë më tepër pa dashje, me të njëjtat numra.

Ai thotë se nuk i kishte kushtuar shumë vëmendje, derisa kishte hapur aplikacionin dhe kishte kuptuar se ka fituar 2 milionë dollarë.

“Nuk mund ta besoja se ishte e vërtet”, ka thënë Mazahem, raporton AP.

Mazahem ka tërhequr çmimin e fituar dhe planifikon të blejë një shtëpi dhe të kursejë të tjerat.

(Kosova Sot Online)