Pamjet: Nga predhat e luftës te fishekzjarret e festës, azerët u marrin armenëve qytetin e humbur në vitin 1993

  • G.G /
  • 26 October 2020 - 09:56
Pamjet: Nga predhat e luftës te fishekzjarret e festës, azerët u marrin armenëve qytetin e humbur në vitin 1993

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev njoftoi në profilin e tij në Twitter se ushtria azerbajxhanase kishte çliruar qendrën e qytetit të Gubadli, e cila ishte okupuar për 27 vjet.

Aliyev gjithashtu njoftoi se disa fshatra përreth Gubadli si dhe fshatra në provincat Zangilan dhe Jabrail ishin çliruar.

Qyteti i Gubadli, i vendosur në kufirin armen, u pushtua më 31 gusht 1993.

Në një operacion të nisur në Nago-Karabak më 27 shtator, ushtria azerbajxhanase ka çliruar tre qytete dhe më shumë se 150 fshatra dhe kodra të rëndësishme strategjike nga pushtimi armene.

(Kosova Sot Online)