Sulm me thikë në Francë, raportohet një i vdekur. Disa të plagosur

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 10:23
Sulm me thikë në Francë, raportohet një i vdekur. Disa të plagosur

Sulm me thikë në Francë. Të paktën një person raportohet të ketë vdekur dhe disa të tjerë  kanë mbetur të plagosur nga ngjarja e rëndë, raporton BBC.

Mësohet se sulmi me thikë ka ndodhur në Nice, sipas raporteve nga mediat franceze.

Autoritetet zyrtare vendase thonë se një person është arrestuar deri tani.

Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi tha se gjithçka tregon se bëhet fjalë për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.

Ministri i Brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku ka ndodhur ngjarja.

(Kosova Sot Online)