Shtëpia 300 vjeçare që u transformua nga Samsung për Halloween

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 10:10
Shtëpia 300 vjeçare që u transformua nga Samsung për Halloween

Kjo shtëpi u rinovua për herë të parë në 300 vjet, dhe u kthye në një shtëpi drithëruese për Halloween duke përdorur projektorë dhe efekte tjera.

Kjo shtëpi e shekullit të 18 ndryshe e njohur si "The Old Bury" ,tani është bërë shfaqje me drita me anë të projektorëve, shkruan "DailyStar".



"The Old Bury" është shtëpia më e vjetër e zonës dhe Samsung e solli përsëri në jetë që të ju ofroj një eksperiencë të re banorëve të zonës.

Për ta bërë shfaqjen më interesante, ekipi i Samsung instaloi edhe skelet mekanik 5 metra të gjatë dhe përdorën mjegull skene.

Edhe kungujt pranë shtëpisë kishin të instaluar smart-tech.

Ata i lidhën të gjitha pajisjet elektronike përmes një aplikacioni të quajtur "SmartThings", përmes të cilit mund të menaxhohen me mijëra pajisje përnjëherë.

Kjo shtëpi dikur kishte qenë pronë e kishës dhe përdorej nga murgjit.

(Kosova Sot Online)