E gjithë Amerika në këmbë pas fitores së Biden, amerikanët në gjithë vendin po mblidhen për të festuar

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 19:29
E gjithë Amerika në këmbë pas fitores së Biden, amerikanët në gjithë vendin po mblidhen për të festuar

Joe Biden do të jetë presidenti i 46’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi mundi rivalin e tij, Donald Trump.

Demokrati mori më shumë se 270 vota elektorale të nevojshme, derisa në Pensilvani, që është edhe vendlindja e tij, u konfirmua fitorja.

Ndërkohë në gjithë vendin kanë filluar të mblidhen përkrahësit e tij për të festuar.

Turma njerëzish janë mbledhur para Shtëpisë së Bardhë, në Nju Jork, Pensilvani e Filadelfia.

Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një gare të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandat të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.

Përgjatë viteve të 90’ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë.

(Kosova Sot Online)