Oda e Mjekëve jep detaje për doktorin nga Theranda që humbi betejën me COVID-19

  • E. /
  • 08 November 2020 - 16:50
 Oda e Mjekëve jep detaje për doktorin nga Theranda që humbi betejën me COVID-19

Oda e Mjekëve të Kosovës, ka dhënë detaje për vdekjen e doktorit Sedat Hoti, i cili humbi betejën me koronavirusin.

“Dr. Hoti ka qenë specialist i fiziatrisë dhe i ka shërbyer pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve të terapisë fizikale”, thuhet në postimin e OMK-së.

Postimi i plotë i tyre:

Humb betejën me koronavirusin specialisti i fiziatrisë nga Theranda

Ndahet nga jeta Dr. Sedat Hoti

Dr. Hoti ka qenë specialist i fiziatrisë dhe i ka shërbyer pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve të terapisë fizikale.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

(Kosova Sot Online)