Agjentët izraelitë vrasin në Iran komandantin e Al-Qaedas 22 vjet pasi i kishte sulmuar dy ambasada

  • S.A /
  • 14 November 2020 - 08:55
Agjentët izraelitë vrasin në Iran komandantin e Al-Qaedas 22 vjet pasi i kishte sulmuar dy ambasada

ullah, i cili njihej me emrin e luftës, Abu Muhammad al-Masri, u vra nga dy burra që lëviznin me motoçikletë në Teheran, raporton kjo gazetë. Ky person akuzohej për ndihmë në organizimin e shpërthimeve të vitit 1998 në dy ambasada amerikane në Afrikë.

Masri vlerësohej si pasardhës i mundshëm i Ayman al-Zawahri, që besohet se tash për tash është udhëheqës i grupit të famshëm terrorist, shkruan The Guardian.

Nuk dihet nëse Shtetet e Bashkuara kanë pasur ndonjë rol në vrasjen e militantit me prejardhje nga Egjipti. Ai u vra më 7 gusht, pikërisht në përvjetorin e sulmeve në ambasada, ndërsa autoritetet amerikane kishin qenë duke e përcjellë Masrin dhe militantë të tjerë të Al-Qaedas në Iran për vite të tëra.

Gazeta amerikane raportoi se Masri u vra bashkë me të bijën, që është e veja e djalit të Osama bin Ladenit, Hamza bin Laden.

Masri thuhej se ka qenë në mbajtje në Iran që nga viti 2003, por jetonte i lirë në një lagje periferike të Teheranit që nga viti 2015, citohen të kenë thënë zyrtarët e paidentifikuar të inteligjencës amerikane.

Zyrtarët kundër terrorizmit në Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani, shtet armik i ShBA-së, mund ta kehtë lejuar këtë militant që të jetojë në Teheran për të organizuar operacione kundër caqeve amerikane.

(Kosova Sot Online )